Taulant Muka, studiues dhe ish-zv.ministër i Arsimit, i ka kërkuar ndjesë publike pedagogut Dritan Shoraj pasi 4 vite më parë e ka marrë atë si shembull për të treguar gjendjen e arsimit në Shqipëri.
Shoraj u arrestua gabimisht nga autoritetet italiane për drogë. Pak ditë më parë, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Trento të Italisë.
“E konsideroj detyre publike t`ju informoj dhe te kerkoj ndjese per permendjen e emrit te tij ne menyre te padrejte, pavaresisht qellimit te mire per te mbeshtetur kauzen per arsim cilesor”, shkruan Muka ndër të tjera.
Shkruan Taulant Muka
Te dashur miq, Gjate kohes kur isha zevendes minister dhe ne betejen per te ndergjegjesuar vendin mbi cilesine e dobet ne arsimin e larte, kam marre nje rast nga media, ate te Dritan Shoraj si pedagog i perfshire ne trafikun e droges. U vura ne dijeni nga Dr. Shoraj se ai ka fituar betejen ligjore ne gjykatat italiane duke pastruar emrin e tij.
E konsideroj detyre publike t`ju informoj dhe te kerkoj ndjese per permendjen e emrit te tij ne menyre te padrejte, pavaresisht qellimit te mire per te mbeshtetur kauzen per arsim cilesor.
Uroj dhe mediat shqiptare te bejne te njejten gje; perbaltja e emrit kushton shume ne aspektin individual por edhe me gjere. Faleminderit Dritan qe me vendoset ne dijeni, dhe ju uroj shume suksese ne rrugetimin tuaj! PS: Ne foto dhe vendimi i gjykates italiane