Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Balla-Bashës:Ke nxjerrë edukatoret në protestë. Bashkia:Mashtrues ordiner i shpallur nga gjykata si Taulant Balla

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i PS Taulant Balla akuzoi kryetarin e Bashkisë, njëherazi kryetar i PD Lulzim Bashën se në protestë nxorri edukatorët e çerdheve. Pas kësaj Bashkia e Tiranës ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për shtyp duke e cilësuar Ballën “një mashtrues ordiner”.

“Pavarësisht se nuk ia vlen t’i përgjigjesh mashtruesi ordiner i shpallur me vendim gjykate si Taulant Balla, Bashkia e Tiranës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se të gjitha çerdhet sot kanë funksionuar normalisht si çdo ditë tjetër.  E kuptojmë se trembet Edi Rama nga zemërimi i qytetarëve të Tiranës por ky është problemi i tij, i keqqeverisjes së tij, pasigurisë dhe varfërisë që ka sjellë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë dhe prandaj përdor megafonin e tij për të gënjyer dhe mashtruar”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese