Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Taulant BALLA zbulon kur do zhvillohen zgjedhjet LOKALE dhe ato PARLAMENTARE: Presidenti ta shqyrtojë këtë datë, ne jemi dakord

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8b42e2c1a2e59ed7f4af565b34830239

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me marrëveshjen për reformën zgjedhore si dhe zgjedhjet.

Zërat thonë se shpejt do kemi edhe zgjedhje lokale, mirëpo, numri 2 i PS i hodhi poshtë duke thënë se këtë e thotë Basha për të ‘mbajtur me gajret’ Xhelal Mziun e Kamzës.

“Zgjedhje lokale të parakohshme lokale?

Zoti Basha nuk di si të mbajë Xhelal Ziun me gajret dhe synon të gënjejë përsëri. Zgjedhjet lokale sipas Kushtetutës duhet të jenë me ndryshimet e reja në kod, më 15 prill-maj 2023. Sa i përket zgjedhjeve në Durrës, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, kjo është një kompetencë e Presidentit që duhej ta kishte ushtruar”, tha Balla teksa zbuloi edhe një datë që për socialistët do ishte ‘OK’ sa i takon, zgjedhjeve të përgjithshme.

“Zgjedhjet paralamentare sipas ndryshimeve të reja zgjedhore janë përafruar përb shkak të sezonit turistik, 9 maji 2021, është një datë kuptimplotë për ne, është jo vetëm dita e Europës por dhe dita e fitores mbi fashizmin. Presidenti ta shqyrtojë këtë datë, ne jemi shumë dakord. Mua më vjen mirë që PD u tërhoq nga kërkesat e saj imagjinare”, u shpreh Balla.

Sa i takon propozimit të Presidentit për kreun e KLSH, kreu i Grupit të PS tha:

“Dekreti i Presidentit do mbërrijë zyrtarisht në seancën më të parë të Kuvendit, më pas Komisioni për Ekonominë dhe Financat bëjnë shqyrtimin. Kuvendi në rastin e dekreteve të mëparshme ka krijuar një jurispudencë të qartë lidhur me procedurën. Është e rëndësishme gjetja e një zgjidhje përfundimtare për KLSH që është në vakancë dhe shkelje

Unë do jem i fundit që do flas për emrin. Do jenë kolegët e Komisionit që do vlerësojnë kandidaturën. Ende s’gjej dot arsye të kuptoj pse Presidenti i ka shfazuar propozimet e tij, mekanizmat zhbllokues nuk janë kurrë uzurpues”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img