Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Taulant Balla u përgjigjet akuzave të PD-së: O shpifësa të dëshpëruar! PS ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se në selinë e PS-së janë instaluar server dhe kompjutera që përdorin të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se PS ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit.

“O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja”, shruan Balla.

spot_img

Më shumë

spot_img