Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla thumbon Berishën: Këshilltarët i kanë thënë Belindit të mos bëjë foto me ty, se është i humbur

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla thumbon Berishën: Këshilltarët i kanë

Politikani socialist Taulant Balla ka thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha në seancën e sotme plenare, pas akuzave të këtij të fundit në drejtim të ligjvënësve të caktuar brenda Grupit të PS.

"Jozefina thoshte mos e pyet Lulin sa është ora se gënjen, por më duket se i paska ngelur Saliut", u shpreh fillimisht Balla dhe më pas tregoi se këshilltarët e Belind Këlliçit, kandidat i opozitës për Tiranën, i kanë thënë të mos shfaqet në asnjë fotografi me Sali Berishën.

"Bie dakord me këshilltarët e fushatës së Belind Këlliçit në Tiranë, të cilët i thonë mos dil në asnjë fotografi, mos u shfaq asgjëkundi me Saliun, se po dole me Saliun je i humbur. Bie shumë dakord, është një strategji që do s'do duhet ta zbatojë dhe Belindi i shkret, se të shfaqesh me këtë është njëlloj si t'i thuash avenirit tënd politik, ik.

Sali Berisha është një e keqe që të gjithë biem dakord, ky vend duhet të shpëtojë. Por le të flasim për gjëra të mira se jemi në muajin Ramazan dhe të flasësh për Saliun është gabim", u shpreh deputeti dhe kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese