Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla: Thonë se t'i e ke blerë mandatin e deputetit! Agron Shehaj: Thashethem i rëndom (REPLIKAT)

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla: Thonë se t'i e ke blerë mandatin e deputetit!

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, i ëhstë përgjigjur disa akuzave që kolegu demokrat Agron Shehaj i ka bërë ministres Xhaçka. Ai kërkoi që deputetët të ruajnë standardet etike kur flasin dhe hedhin akuza për njëri-tjetrin.

"Të kanë thënë që ke blerë mandatin. Kallëzoje atë që e ka thënë. Unë jam dakord që t'i nuk e ke blerë, e ke marrë vet. Ndaj unë them të vendosim disa standarde", i tha Balla deputetit demokrat. Më tej, kreu i Grupit të PS falenderoi atë dhe kolegët e tjerë të opozitës sepse, sipas tij, kishin ndjekur me vëmendje Kongresin e PS.

Politikani socialist tha se PS dhe qeveria do ta miratonin amnistinë fiskale, do apo nuk do opozita, sipas tij. Edhe për kanabisin mjekësor u zotua se do ta bëjnë.

"Ju jeni kundër që shqiptarët që janë në emigracion të sjellin paratë në Shqipëri?!! Dilni këtu dhe toni, a jeni kundër saj. Edhe ti zotëri që fole vjen nga emigracioni. Ti je kundër që shqiptarët të sjellin paratë nga emigracioni?! Bjerini sa të doni, ne amnistinë fiskale do ta bëjmë. Edhe kanabisin mjekësor do ta bëjmë", vijoi Taulant Balla.

Më vonë, deputeti demokrat mori fjalën dhe i tha Ballës se deklarata për të nuk ishte gjë tjetër veçse një thashethem i rëndom.

"Diferenca midis nesh zoti Balla është se unë merrem me fakte. Më akuzoi se vij këtu dhe sjell thashetheme të rëndomta se kam blerë mandatin. Thashetheme të rëndomta. Për ju zonja ministre, a ka fituar kunata juaj statusin e investitorit strategjik", u përgjigj deputeti Agron Shehaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.