Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Taulant Balla thirrje SPAK: Pyesni Sali Berishën, tha se GAZPROM i kishte ofruar ryshfet kur ishte kryeministër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani socialist Taulant Balla, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha për një deklaratë që ky i fundit ka bërë paraditen e sotme, shkruan newsbomb.al. Berisha tha se GAZPROM-i rus i kishte bërë një ofertë marramendëse që të refuzonte projektin e TAP.

“Së fundmi dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non-grata, i them mafies së George Soros, se vetëm për tap Sali Berishës i janë ofruar shuma marramendëse. Direkt nga Gazpromi”, u shpreh Sali Berisha para gazetarëve, në hyrje të Kuvendit.

Për këtë, Taulant Balla kërkoi që SPAK të vihet në lëvizje sepse bëhet fjalë për ryshfet që i është ofruar kryeministrit të kohës. “Kjo është diçka e rëndë”, u shpreh ai, duke treguar dhe se për çfarë vepre penale bëhej fjalë.

“Kishte dalë sot ai, ai zotëria sot dhe shpresoj që SPAK-u të mos e ketë pushim sot. Kishte dalë Sali Berisha dhe thoshte se Gazpromi i paska ofruar ryshfet për TAP-in. Minimalisht është “moskallëzim krimi”, sepse dikush të ofrohet të japë ryshfet është tentativë korrupsioni dhe është krim.

Uroj që ta dëgjojë Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion. Ta thërrasë zotërin, se meqë Gazpromi paska mbërritur deri aty sa t’i afrohet kryeministrit të asaj kohe të Shqipërisë dhe t’i ofrojë ryshfet, kjo është diçka e rëndë. Kjo nuk ja lanë hesapet aspak përpjekjeve të kota të Saliut për të larë mëkatet që ka me Shqipërinë 30 vjet”, tha Balla nga foltorja e Kuvendit.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img