Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
75 %
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
39 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Taulant Balla thirrje qytetarëve nga Librazhdi: Mos bini pre e provokimeve! Ata që ngrehin armët ndaj popullit, s’do t’ia hedhin paq

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Taulant Balla në takimin mbyllës të fushtatës elektorale u ndal në qytetin e Librazhdit, ku tha me bindje se PS të fitojë thellë zgjedhjet e së dielës.

Duke iu referuar ngjarjes së Elbasanit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve, pasi  sipas tij “sa kohë që Berisha e Meta të jenë politikën shqiptarë, gjithmonë do prodhojnë dhunë”.

albsig

“Mos bini pre e provokimeve, ju lutem. Ajo që ndodhi në Elbasan ishte rikthim në kujtesën e shqiptarëve se sa kohë që Berisha e Meta të jenë politikën shqiptarë gjithmonë do prodhojnë dhunë e do çojnë në humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Socialistët do të fitojnë më 25 prill. Të mos çojmë asnjë votë dëm. Ta mbajmë frenën mirë tek 12-ta, poshtë 12-tës mos të bëjmë asnjë gabim”, u shpreh Balla.

Deputeti socialist u shpreh më tej se duhen ndëshkuar me votë ata që ngrehin armët ndaj popullit.

“Zgjedhjet e 25 prillit janë më të rëndësishmet që Shqipëria ka pasur. 25 prill na ndan përfundimisht nga politikanët e së keqes. Ne do bëjmë shumë punë në mandatin e ri, që të çojmë përpara ndryshimin, të çojmë përpara reformën në drejtësi. Ata që vrasin natën dhe të qajnë ditën, ata ngrehin armët ndaj popullit, nuk do ia hedhin paq. 25 prilli është dita kur do marrim rezultatin më të lartë që kemi marrë ndonjëherë”, përfundoi Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img