Hapësire reklamuese

Aktualitet

Taulant Balla s’jep emër për Lushnjën: Ka shumë kandidatë, do konsultohemi!

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla s’jep emër për Lushnjën: Ka shumë

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla, pas përfundimi të Mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste nuk ka dhënë një emër konkret për Bashkinë Lushnjë,

Në një prononcim për mediat Balla tha se emri i kandidatit do të zyrtarizohet më 1 shkurt, pasi ka shumë kandidatë dhe për të qenë sa më të saktë do të ketë dhe një konsultim publik për të zyrtarizuar emrin.

“Së pari, besoj e kanë bërë dhe kolegët e mi, dua të falenderoj për vëmendjen për vendimmarjen e PS. Lidhur me interesimin tuaj për kandidatin apo kandidaten për Bashkinë Lushnje, gjej rastin të informoj publikun se kemi bërë një proces të thelle konsultimi me të hapur.

 Dhe për shkak të problematikave të identifikuara për mbarëvajtjen e punës në bashkinë Lushnje, ku janë përfshirë fermerë, punonjës të bashkisë. Kam kërkuar që procesit t’i bëhet dhe një konsultim publik, dhe besoj të martën në mengjes do keni emrin e kandidatit.

 Nuk dua të hyj sot në emra. E kam kërkuar vetë. Jam drejtues politik prej një kohe të shkurtër në qarkun e Fierit. Ka aq shumë kandidatë, dhe për të qenë i saktë bashkë me kryesinë e partisë kemi vendosur të përdorim dhe këtë element, konsultimin publik.

E rëndësishme është që kryetari i ri i Bashksië Lushnjë do të jetë person që do të Çojë përpara  investimet në bashkinë Lushnjë”, tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu