Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Taulant Balla ‘sfidon’ Edi Ramën, shfaqet në publik me bluzen e Interit (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2a660f6dbaff9300d792913e2c0bb787

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ditën e sotme është shfaqur sportiv, ndërsa ka ndjekur punën që po bëhet për hapjen e kanaleve vaditëse në Elbasan dhe Cërrik.

Por këtë herë, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, Balla është shfaqur i veshur sportiv, me një xhup të skuadrës së Interit, me inicialet e tij të vendosura në të.

Një “sfidë” kjo që Balla i bën Kryeministrit Rama, i cilië shtë tifoz i Juventusit, ekipit rival të Interit.

Por jo vetëm Ramën, por Balla ka kundërshtar edhe zv.kryeministrin Braçe, i cili është tifoz po me Juventusin.

Rama dhe Braçe e kanë shprehur gjithmonë simpatinë e tyre për futbollin dhe për rekordmenët italianë të Juventusit, ndërsa kjo dalje e Ballës vjen si “rrufe në qiell të hapur”, pasi nuk e kishte shprehur ndonjëherë simpatinë e tij për Interin.

Na mbetet të presin nëse do të ketë ndonjë “thumbim” nga Rama, i cili nuk e kursen ironinë për Interin dhe interistët.

101813828_271789790851290_8571251827859783680_n.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img