Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla: Rezultat historik në ELBASAN, marrim 9 MANDATE!

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla: Rezultat historik në ELBASAN, marrim 9 MANDATE!

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla shprehet optimist për një fitore të thellë në këtë qark.

Në një deklaratë për media, Balla tha se në kutitë e votimit PS ka tashmë 90 mijë vota, që përkthehen në 9 mandate.

Ai tha se ky është rezultati më i thellë që PS ka shënuar në Elbasan, në 30 vitet e fundit.

“Jam i sigurtë që në kutitë e votimit ka 90 mijë vota që do të na mundësonin mandatin e nëntë këtu në Elbasan. Partitë nuk kanë nevojë të dëmtojnë procesin e numërimit. Procesi të jetë i shpejtë, të nisë edhe procesi i numërimit edhe për kandidatët. Sepse ajo që ka sjellë një rritje në pjesëmarrje është mundësia për të votuar jo vetëm për partitë por edhe kandidatët. Lista jonë ishte bio nga Elbasani, pa asnjë prurrje jashtë Elbasanit dhe ishte një listë fituese. Shumë mirënjohje për besimin e madh që na keni dhënë. Rezultati që kemi në kutitë e votimit, është rezultati më i mirë që PS ka patur në 30 vite në Elbasan”, deklaroi Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll