Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla reagon për sherrin në Elbasan: Kam pritur që Basha ta përjashtonte Luçiano Boçin, por është si babai i tij Berisha, program kanë dhunën

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Taulant Balla - sherri ne Elbasan dje

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, reagon për sherrin e ndodhur dje në Elbasan, ku shihet demokrati Luçiano Boçi që dhunon me grushte sipërmarrësin Gjergj Luca.

Balla shkruan se nuk ka reaguar deri tani sepse ka pritur që, Lulzim Basha të distancohej nga ky akt dhune dhe të përjashtonte Luçiano Boçin nga lista e kandidatëve për deputetë.

“Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona. Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes”, shkruan Balla ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës – video e sherrit:

Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur.

Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca. Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona.

Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll