Vendimi i Australisë për të dëbuar kampionin e tenisit Novak Gjokoviç ka nxitur reagime të shumta si në botë edhe në vendin tonë.
Pas Erion Braçes, i cili ironizonte në një postim duke krahasuar situatën me personazhet e njohur publikë shqiptarë, ka reaguar edhe Taulant Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS, thotë se rregullat dhe ligji janë njësoj për të gjithë.
“LIGJI DHE RREGULLAT JANË PËR TË GJITHË NJËLLOJ!
Mund të jesh kampion bote, por nëse duhet të jesh i vaksinuar dhe nuk je, të deportojnë e të nisin për në shtëpi dhe i thu shnet turneut. Vendimi i Australisë me tenistin Djokovic ishte shembull”, shkruan Balla.