Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Taulant Balla vaksinohet kundër Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka bërë me dije se ditën e sotme pranë qendrës së vaksinimit në Elbasan ka marrë dozën e AstraZeneca.

Teksa sot dhe nesër janë ditët ku personat që i përkasin grupmoshës mbi 18- vjeç mund të marrin dozën e vaksinës, Balla i ka bërë thirrje qyetetarëve që të aplikojnë në E-Albania dhe më pas të shkojnë në pikën më të afër të vaksinimit për të marrë dozën e tyre.

“Qendra e Vaksinimit Elbasan – Falë vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, sot dhe nesër janë Ditët e Hapura të Vaksinimit. U paraqita dhe unë në një nga qendrat e vaksinimit në Elbasan dhe u vaksinova me vaksinën Astra Zeneca. Nëse jeni +18 vjeç, shkoni sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, pas aplikimit në E – Albania, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19. Qendrat e vaksinimit janë të hapura nga ora 08:00-20:00”, shkruan Balla.

Më shumë

spot_img
spot_img