
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë këtë të shtunë në Përmet ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë, Edmond Komino. Mirëpo, në një moment gjatë fjalës në podium, Berisha ka shfaqur vështirësi në shqiptimin e emrit.
Ky moment është kapur nga socialisti Taulant Balla, i cili publikon videon dhe ironizon Berishën. "Ai momenti kur kandidatët t’i ka vulosur Likja, Vangjeli, Nardi dhe ti nuk i di as emrin", shkruan Balla dhe ndan videon e mëposhtme.
Sondazh
Poll