Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Taulant Balla në Venecia për Metën: Shkelja është e rëndë se është kryer me dashje, Presidenti e di dhe vetë

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla në Venecia për Metën: Shkelja është e

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla thotë se do të shkojë në Komisionin e Venecias, për të treguar sipas tij shkeljet e kreyra nga Presidenti Ilir Meta.

 

Në një intervistë për RTV Ora, Balla u shpreh se shkeljet e Metës janë të rënda pasi ato janë kryer me dashje. Sipas socialistit, Meta i di dhe vetë shkeljet që ka bërë, ndaj ai miqësisht i kërkoi që të heqë dorë nga cënimi apo vlerësimet negativiste përkundrejt institucioneve të gjithëpranuara ndërkombëtare si të paanshme.

Balla: Në të drejtën kushtetuese shkelja është gjithmonë e rëndë sa herë kryhet me dashje.Kjo jo është e rëndë, por është shumë e rëndë. Vetë Ilir Meta e di që ka bërë një shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Për deklaratat e dhëna nga ana e Ilir Metës se “Luani i Venecias” nuk ka frikë nga Venecia, Taulant Balla mendon t’i japë atij një këshillë miqësore si ish-aleat i PS.

Balla: Hiq dorë ga cënimi apo vlerësimet negativiste përkundrejt institucioneve të gjithëpranuara ndërkombëtare si të paanshme.

Nga ana tjetër PS nuk do të marrë parasysh propozimin e PD për strukturë të re për reformën zgjedhore, madje as kërkesën e opozitës së re për ndryshim të sistemit.

Balla: PD është mësuar të vendosë kushte që as vetë nuk i kupton. Sot Shqipëria ka detyrimin të plotësojë rekomandimet e ODIHR. Çështje që lidhen me sistemin zgjedhor nuk kanë të bëjnë fare me rrugën europiane të Shqipërisë, janë teka dhe tekanjozë.

Taulant Balla është i bindur që kushtet e fazës së parë të vendosura nga Bundestagu gjerman do të bëhen realitet brenda 2019.

Balla: Dita jonë e pavarësisë do të na gjejë me të paktën 5 anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, që është kuorumi i nevojshëm për funksionalitetin e kësaj gjykate.

Për vendet skeptike si Franca dhe Holanda, PS i bën thirrje BE që të mbajë përgjegjësi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi sipas saj integrimi nuk duhet të mbetet peng i problemeve të brendshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll