Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla në Samitin Botëror me Partinë Komuniste Kineze: Kemi rritur shkëmbimin ekonomik

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla në Samitin Botëror me Partinë Komuniste Kineze:

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka marrë pjesë në Samitin Botëror të Partive Politike, së bashku me Partinë Komuniste të Kinës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS bën me dije me anë të një shënimi në Facebook, se në samit është diskutuar mbi marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Numri 2 i Partisë Socialiste thekson se 8% e totalit të vëllimit tonë tregtar e zë Kina, ndërsa eksportet shqiptare po rriten ndjeshëm.

“Në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës. Mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe. Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur. Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm”, shkruan Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu