Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Taulant Balla: Në Elbasan synojmë të paktën 8 mandate, drejtësia e re do të godasë të majtët e të djathtët, Berisha dhe Meta flasin broçkulla

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12e9e629a708c0eae985ef710f7ae0e3

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi politik në këtë qark, është shprehur se Partia Socialiste pretendon të marrë 8 mandate në Elbasan në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai foli edhe për goditjet e fundit të korrupsionit të SPAK, duke u shprehur se drejtësia e re do të godasë të majtët dhe të djathtët paa snjë përjashtim, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta se flasin broçkulla sa herë që gjenden fakte dhe goditen rastet e korrupsionit.

Nisida Tufa: Numri i mandateve për Elbasanin?

Taulant Balla: Kam dëgjuar shpesh dhe thonë do të marrim kaq dhe aq. Kjo është në dorë të qytetarëve, i vetmi që nuk gabon në peshoren politike është vetëm populli.

Nisida Tufa: E peshoni çdo ditë këtë tek qytetarët?

Taulant Balla: Për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj synojmë jo më pak se 8 mandate, por janë qytetarët ata që vendosin. Unë jam i sigurt që Qarku i Elbasanit do të na japë një votë mbështetëse, por janë qytetarët ata që vendosin. Ne  nuk kemi kohë për pushim, duhet të mbyllim dhe reformat që kemi nisur. Sa goditet një korrupsion, sa gjenden fakte, personat që flasin broçkulla janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Si këta njerëz kur goditet procesi gjyqësor, ngrihen për të akuzuar se drejtësia e re është në kontroll politik. Ajo nuk ka asnjë ndasi politike, do të godasë si majtas dhe djathtas.

Më shumë

spot_img
spot_img