Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Taulant Balla në Abu Dhabi: Shqipëria, i vetmi vend në mesdhe dhe Europë i hapur për turistët nga Emiratet, edhe pa viza

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sektretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, njofton se ndodhet për një vizitë punë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ka dhënë dhe një intervistë për disa media atje, si Al Arabiya, ku ka theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në mesdhe dhe Europë i hapur për turistët nga këto vende.

“Çdo ditë e më shumë po rritet numri i turistëve nga vendet arabe që po vizitojnë Shqipërinë përmes fluturimeve direkte nga Dubai, Sharjah, Riadi etj. Shqipëria është i vetmi vend në mesdhe dhe Europë i hapur tërësisht për turistët nga këto vende, ndërkohë edhe pa patur nevojë për viza. Shqipëria ofron një bregdet të shkëlqyer, hotele mjaft të mira, zona malore me peisazhe mahnitëse dhe mbi të gjitha mikpitjen shqiptare”, shkruan Balla.

Shënimi i plotë i tij:

Me ftesë të Presidentit Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe, po zhvilloj një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë kësaj vizite përvec takimeve me autoritete të EBA në kryeqytetin Abu Dabi, isha i ftuar edhe në intervista në studiot e Al Arabiya, Al Hadath, Emirates Neës. Tema kryesore ishte rritja e interesit për investime dhe turizmit në Shqipëri nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe vendet e tjera mike të këtij rajoni.

Çdo ditë e më shumë po rritet numri i turistëve nga vendet arabe që po vizitojnë Shqipërinë përmes fluturimeve direkte nga Dubai, Sharjah, Riadi etj. Shqipëria është i vetmi vend në mesdhe dhe Europë i hapur tërësisht për turistët nga këto vende, ndërkohë edhe pa patur nevojë për viza. Shqipëria ofron një bregdet të shkëlqyer, hotele mjaft të mira, zona malore me peisazhe mahnitëse dhe mbi të gjitha mikpitjen shqiptare. Shqipëria do të ketë pavionin e saj në Expo Dubai.

Projekti i madh për Portin e Durrësit nga kompania ikonë e Dubait EMAAR është shprehja më kuptimplotë e një politike të sukseshme të Kryeministrit Rama në tërheqjen e investimeve strategjike në sektorin e turizmit elitar.

Gjithashtu gjatë bisedës në Al Hadath dhe Al Arabiya gazetarët bënë pyetje mbi strehimin në Shqipëri për qëllime humanitare të anëtarëve të PMOI. Shqipëria zhvillon një politikë të linjëzuar dhe harmonizuar plotësisht me SHBA dhe me BE në Lindjen e Mesme.

Interes kishte edhe për mbajtjen në Shqipëri vjeshtën e kaluar të Konferencës Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë mbi Anti-Semitizmin, duke nënvizuar faktin se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë ku hebrenjtë nuk u persekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, por përkundrazi u morën në mbrojtje nga vetë populli shqiptar.

Më shumë

spot_img
spot_img