Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Taulant Balla me “sytë” nga konflikti Bullgari-Maqedoni: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, kjo nuk ka të bëjë fare me ne

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, ka thënë në Kuvend se Shqipëria pret një zgjidhje të konfliktit Bullgari-Maqedoni e Veriut, pasi ky konflikt ka penalizuar dhe vendin tonë në procesin e integrimit.

Numri dy i socialistëve, është shprehur se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, madje ka bindur dhe vendet skeptike, por konflikti nuk ka të bëjë fare me vendin tonë, por me dy shtete të tjera.

“Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për tu mbajtur ky takim formal i bisedimeve për anëtarësim. Bindëm të gjitha vendet anëtare, edhe ato që janë më skeptike janë vlerësuese për atë që Shqipëria ka bërë”, tha Balla ndër të tjera.

Sipas tij, “sytë” Shqipëria i ka pikërisht nga konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Siç e kemi thënë edhe më parë, është shumë e vështirë që të gjendet konsensus unanim. Shpresa jonë është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një zgjidhje, pasi të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari”, shtoi ai.

Më shumë

spot_img
spot_img