Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla kërkon ndërtimin e Bypassit të Elbasanit: Është pikë kyçe, ka trafik kombëtar dhe ndërkombëtar mjetesh

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla kërkon ndërtimin e Bypassit të Elbasanit:

Socialisti Taulant Balla, njëherësh deputet i Elbasanit, thotë në këtë qytet duhet të ndërtohet një bypass që t’i japë zgjidhje trafikut të mjeteve. Sipas Ballës, Elbasani është një pikë kyçe e qarkullimit të mjeteve, dhe si pjesë e Korridorit 8 ka trafik kombëtar dhe ndërkombëtar makinash.

“Ndërtimi brenda një kohe sa më të shkurtër i Bypass-i të Elbasanit është i domosdoshëm dhe nevojë imediate për lehtësimin e trafikut në qytetin e Elbasanit dhe për këdo që kalon në këtë pikë kyçe. Të mos harrojmë se sot unaza e Elbasanit deri në Kryqëzimin e Bradasheshit janë pjesë e Korridorit 8, me një trafik kombëtar dhe ndërkombëtar tejet të ngarkuar”, shkruan ai.

Më tej, ai tregon se Ministria e Infrastrukturës ka bërë planifikimet e nevojshme dhe ka kontaktuar kompaninë projektuese.

“Me përfundimin e Bypass-eve të Fierit dhe Vlorës, tashmë Qeveria duhet të fillojë procedurat për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit. Falë planifikimit në kohë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është kontraktuar kompania projektuese e këtij aksi shumë të rëndësishëm që përfshin edhe zgjerimin e rrugës Elbasan-Qukës.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.