Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Taulant Balla: Kam dorëzuar kallëzim të plotë për Berishën, pse s’lëviz SPAK?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se deklaratat e kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk janë sulme, por apel.

Ai u shpreh se prokuroria i ka të gjitha kallëzimet dhe duhet të vazhdojë puna në lidhje me këtë çështje. Balla tha se nuk është dakord me ata që thonë se Berisha duhet hetuar nga Amerika dhe se 90 përqind e shqiptarëve janë dakord për hetim të Berishës.

“Kam dorëzuar një kallëzim të plotë me gjithë dokumentacionin. Sot kanë kaluar njëzet e më shumë muaj dhe nuk kam asnjë lloj informacioni se çfarë bëhet me atë dosje. Kam të drejtën të informohem dhe të biem të gjithë dakord se në 19 maj të 2021 SHBA zyrtarisht kanë shpallur Berishën non-grata për korrupsion. Unë nuk jam dakord me përgjigjen që është dhënë ne parlament që kjo është një çështje që i përket Amerikës, prokuroria shqiptare i ka të gjitha kallëzimet e nevojshme për një pjesë të e veprave të Berishës. Si ka mundësi që prokuroria dhe SPAK vendosen menjëherë në lëvizje për plot çështje ndërsa për Berishën akoma asgjë. Unë mendoj që këto çështje qëndrojnë. Nuk është një sulm por është një apel. 90% e qytetarëve shqiptarë duan që SPAK-u të hetojë korrupsionin e nivelit të lartë”, u shpreh Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img