Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Taulant Balla “i vë vulën” i fundit: Zoti Ilir Meta, nuk mund të jetë më Presidenti im dhe i shqiptarëve!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur i fundit në seancën e sotme plenare për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, dhe më pas deputetët kanë votuar me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim miratimin e raportit të Komisionit Hetimor.

Tashmë, me miratimin e Komisionit Hetimor Kuvendi do të votojë për apo kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Balla bëri të ditur se grupi socialist ka votuar me shumicë votash pro raportit për shkeljet e Metës, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk mund të jetë më President i tij dhe i shqiptarëve.

“Grupi Parlamentar i PS do të votojë pro raportit të Komisionit Hetimot dhe pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Për shkak të njohjes së përbashkët, edhe unë jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll dot si President Republike. Në 28 prill 2017, ne e kemi mbështetur zgjedhjen e Ilir Metës. Ilir Meta ka marrë plot 87 vota.

Le të më thotë njëri nga ju që Ilir Meta përfaqëson unitetin kombëtar sot? Nëse ndonjëri këtu realisht më bind apo bind shqiptarët që Ilir Meta përfaqëson unitetin e popullit, bujrum. Unë jam i bindur që prej 25 prillit nuk përfaqëson me as unitetin e opozitës”, tha Balla.

Pjesë nga deklarata e Taulant Ballës:

Grupi Parlamentar i PS do të votojë pro raportit të Komisionit Hetimot dhe pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Për shkak të njohjes së përbashkët, edhe unë jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll dot si President Republike. Në 28 prill 2017, ne e kemi mbështetur zgjedhjen e Ilir Metës. Ilir Meta ka marrë plot 87 vota.

Le të më thotë njëri nga ju që Ilir Meta përfaqëson unitetin kombëtar sot? Nëse ndonjëri këtu realisht më bind apo bind shqiptarët që Ilir Meta përfaqëson unitetin e popullit, bujrum. Unë jam i bindur që prej 25 prillit nuk përfaqëson me as unitetin e opozitës.

Tre gjëra ranë në sy. Me keqardhje konstatoj se ish-FRESH-istin tonë e mbrojtën hapur dy ballista. Ky është zhvillim pozitiv për historinë politike të Ilir Metës. Ai e nisi historinë politike si një antiballist dhe e përfundoj duke e mbrojtur kryetari i Ballit Kombëtar dhe i Ballit Kombëtar Demokrat.

Meqë presidenti kishte ftuar sot Ansamblin e Dibrës për të bërë karshillik, shpresoj që ai të mos i ketë kënduar presidentit këngën e Hajredin Pashës.

Dhe e treta, keqardhje që PD nuk diti të mbajë një qëndrim që i bën nder Shqipërisë. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë prej sot e tutje President i Republikës. Me atë raport që Komisioni ka paraqitur, që unë dua ta vlerësoj maksimalisht, ka bërë një punë dhe raport profesional.

Askush në këtë vend nuk e ka përdhunuar më shumë institucionin se Ilir Meta.

Një organizatë kriminale, e ngritur, e mbështetur dhe e pranuar nga PD, ekzekutoi në qendër të qytetit, një banor autokton të Elbasanit. Familja Xhuvani. PD nuk është distancuar nga ky akt kriminal, që mban autorësinë e tyre dhe të Ilir Metës si nxitës të dhunës.

Ky është një moment shumë i rëndësishmë për Kuvendin. Hera e parë në 30 vite që Kuvendi çon deri në fund procesin e shkarkimit të Presidentit. Në fund të fundit është një proces demokratik. Brenda 5 ditëve nga vendimi, ne duhet të njoftojmë Gjykatën Kushtetuese. Edhe ajo ka një afat dhe brenda një periudhe 3 mujore duhet të marrë një vendim.

Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, nuk mund të jetë më Presidenti im dhe i shqiptarëve.

Shqipëria tashmë ka nevojë për një klimë tërësisht të re politike. Të gjithë jemi gati ta çtensionojmë klimën politike për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Politikan si Ilir Meta, nuk e kanë pasur këtë asnjëherë në veprimtarinë e tyre politike.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img