Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Taulant Balla i përgjigjet Gazment Bardhit për padinë në SPAK: Kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do kallëzoj për tradhëti të lartë gjithë PD-në e Elbasanit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e535f269b20bfeb47f433170e9ba1cf3

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur drejtuesit politik të PD-së në Elbasan Gazment Bardhi, i cili ditën e djeshme dekalroi se e kishte kallëzuar Ballën në SPAK, me pretendimin se shtabi elektoral i PS ka telefonuar qytetarët që marrin ndihmë ekonomike.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e Biznesit të Vogël në Elbasan, Balla ironizoi deklaratën e Bardhit, duke u shprehur se ky i fundit kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, do të kallëzojë në Prokurori për tradhëti të lartë gjithë PD-në e Elbasanit.

“Elbasani ka një traditë shumë të mirë të bashkëjetesës si ndërfetare dhe ndërpolitike. Unë nuk dua që t’i kthehem me të njëjtën gjuhë se mirë do ishte që unë ta padisja për shpifje në lidhje me atë që ka thënë, por unë nuk po i hy sepse nuk kam kohë për tu marë as me Gazin, as me Lulin, as me Saliun, as me Ilir Metën, me Monikën jo e jo. Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhëti të lartë dhe për tallje me udhëheqen të gjithë PD-në e Elbasanit. KSHQ. Behu gati PD-ja e elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhëti dhe që talleni me udhëheqen”, tha Balla.

Më shumë

spot_img
spot_img