Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
4.6kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
26 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Taulant Balla “gozhdon” Sali Berishën: Ushqeve me naftë genocidin e Serbrenicës, theve embargon e Kombeve të Bashkuara!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Taulant Balla, kreu i Grupit të PS në Kuvend, ka akuzuar Sali Berishën se ka përgjegjësi për vrasjen 8 mijë myslimanëve në Serbrenicë. Balla i ka thënë ish-kryeministrit se kla thyer embargon e Kombeve të Bashkuara dhe ka furnizuar me naftë makinerinë e luftës

“Tani zotërote ndjenë përgjegjësi që ke thyer embargon e naftës së Kombeve të Bashkuara. Njeriu ka një lloj keqardhje atje. 8 mijë veta. Ti ke përgjegjësi direkte se ke furnizuar makineritë e luftës me naftë. Ky është fundi i botës. Fundi i botës edhe për disa që kanë hedhur firmën këtu pa e ditur çfarë kanë firmosur”, tha Balla ndër të tjera.

Kreu i Grupit të PS tha se veprimet e Berishës përbënin vepër penale dhe drejtësia duhet të merrej me të. “Duhet të marrësh përgjegjësi. Po të paralajmëroj Sali se kjo është vepër penale, kjo nuk parashkruhet.”

Pjesë nga fjala e Taulant Ballaës:

Erdhe si cjapi te kasapi sot o Sali. Kisha kohë që doja të thoja disa gjëra, kemi bërë gabim që si kemi hapur më parë petat me ty. Më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot. Është ajo gazeta letër higjenike që ti quan dhe në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë përfundimin se Shqipëria po thyen embargon. Ja thashë dje kryetarit që kishe lënë ti, Tritan Shehut dhe ne mund të biem dakord për një rezolutë por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde. Ti nuk merr asnjëherë asnjë mbështetje, kurrë. 4 vite sa të jesh këtu, kurrë, nuk do jesh 4 po nejse, do flasim. Libri që quhet rregullat e heshtjes dhe thotë kemi pasur marrëveshje të heshtur me Berishën për të shtrirë tubat në liqen të Shkodrës për të vënë tubat në Bunë dhe në formë pluskuese dhe për të çuar naftën në Mal të Zi.

Tani ndjen ndonjë përgjegjësi që ke thyer embargon e Kombeve të Bashkuara me marrëveshje? E thotë homologu yt i Malit të Zi. Është e shkruar në raport, nuk është çudi që u shpalle ‘non grata’. Unë nuk e kuptoj ku e gjen ti që je dhe i pari, se pas kaq vitesh njeriu ka një lloj keqardhje se kanë vdekur 8 mijë njerëz. Ti ke përgjegjësi direkte se ke furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Ky është fundi i botës dhe për disa këtu që kanë vënë firmën pa e ditur çfarë kanë firmosur. Ti nuk duhet të jesh në këtë sallë. Ti je kot fare dhe duhet të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është vepër penale që nuk parashkruhet. Kjo është një çështje që drejtësia duhet ta rihapë. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet të hapet. Sa i përket luftës së Kosovës, mbetesh tradhtari më i madh.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img