Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, fton të gjithë qytetarët që kanë interes apo duan të ngrenë një shqetësim për bujqësinë apo aspekte të tjera që ndikojnë në jetën e tyre, të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste.
"Partia Socialiste e Shqipërisë hap Kongresin e saj për të gjithë ata që duan të thonë fjalën e tyrë, ngrenë një shqetësim apo që duan të përfshihen. Nesër Kongresi ynë zhvillon pjesën e vet të parë në sheshe të hapura.
Tek sheshi “Nënë Tereza” kushdo që ka interes për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore është i mirëpritur, ku prej orës 09.30 fillojnë diskutimet dhe debatet. Ju presim", shkruan Taulant Balla, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë panair.
Më herët, dje edhe deputeti socialist Erion Braçe ka bërë thirrje që bujqit të marrin pjesë në Kongresin e PS dhe të flasin për "hallet" e tyre. Sipas tij, ata kana ngritur disa herë shqetësimin për hapjen e tregut të imputeve bujqësore, por askush nuk ka reaguar.