Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Taulant Balla flet pas fitores së PS dhe “thumbon” LSI: Ajo forca e parë ku shkoi?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka reaguar pas fitores së thellë të kësaj partie, e cila kryeson me shumë vota para krahasuar me tjerat.

Balla ka falenderuar të gjithë votuesit për mbështetjen dhe në fund me ironi ka pyetur “Ajo forca forca e parë ku shkoi?”.

Postimi i Ballës:

Falenderimi i parë u shkon të gjithë mbështetësve të këtij drejtimi që mori Shqipëria sot, një drejtim që i bën mirë Shqipërisë.

E rëndësishme është që ne do ta lexojmë mirë të gjithë këtë besim të madh që na dha qarku i Elbasanit.

Jam shumë i sigurtë që gjithçka kemi nisur, për t’u shërbyer shqiptarëve në të shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit, do ta bëjmë me përgjegjësi të lartë.

Nuk e shohim këtë thjesht dhe vetëm si një fitore elektorale, por e shohim si marrjen e një besimi dhe një përgjegjësie shumë të madhe të shumë punëve që na presin për të bërë së bashku.

Ne nuk heqim dorë nga angazhimi ynë për sa më shumë punësim, për sa më shumë mirëqenie dhe sigurisht për një shtet që t’u shërbejë të gjithëve.

Procesi i numërimit në Elbasan ishte një proces i vështirë, por gjithçka shkoi brenda standardeve dhe tashmë çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin.

Ajo forca e parë nga shkoi???

Fitore dhe Faleminderit!

 

Më shumë

spot_img