Një dron me një mesazh politik ka fluturuar gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Shqipër-Hungari në Elbasan Arena.
Droni është ngritur mbi stadium ndërsa kishte një banderolë me mesazhin “Taulant Balla, Elbasani ty të do”, raporton newsbomb.al.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e “zhveshi” Ballën nga postet në qeveri. Madje duke bërë dhe një lëvizje që për shumë u konsiderua “e çuditshme”, Rama e çoi Ballën nga drejtues politik të Elbasanit në Fier.
Tifozët e kombëtares thonë se gjatë ndeshjes në stadium ka patur edhe thirrje “Rama ik”.
Kujtojmë se për ngritjen e dronëve gjatë ndeshjeve të futbollit ka rregulla të forta, ndërsa nuk dihet se kush e ka fluturuar këtë dron.
VIDEO: