Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Taulant Balla e thotë hapur: Rama i ka dërguar një letër të bardhë Bashës, i tha “shkruaj çfarë do dhe ulemi të negociojmë”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, deklaroi mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi rama i ka dërguar një letër kryedemokratit Basha ku i thoshte të shkruante çfarë të donte dhe më pas të uleshin në negociata.

Ai tha se vendit i shërben që të mos ketë një president si Ilir Meta, ndërsa shtoi se nuk do ta heqin Metën për të vendosur një përfaqësues të mazhorancës në Presidencë.

“Mandati ynë i tretë do jetë ndryshe në qasje dhe në atë që duam të bëjmë për Shqipërinë. Kaluam një fushatë të fortë, fushata ishte më e vështira që kam kaluar. Ajo që na duhet është që Meta të mos jetë president, sepse kjo i shërben vendit. Ne jemi PS dhe jemi në mandat të tretë, sepse kemi çuar përpara reforma, edhe kur kemi vënë në rrezik shumicën tonë parlamentare. Ne nuk heqim Metën që të çojmë përfaqësuesin tonë në Presidencë. Rama i ka çuar një letër të bardhë Bashës, ku i thotë shkruaj çfarë do dhe bujrum të ulemi në tavolinë ta negociojmë”, tha Balla.

spot_img

Më shumë

spot_img