Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla: Dështuam për depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ta bëjmë pas zgjedhjeve. Duhet dhe transparencë dhe për paratë e fushatës

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla, PS

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, thotë se palët që u ulën në tyrezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore, dështuan që të depolitizonin komisionet zgjehdore. Sipas tij, Shqipëria është vedni unik në botë me këtë sistem.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Paratë në politikë dhe integriteti zgjedhore”, Balla tha se depolitizimi i komisioneve dhe transparenca e plotë e financimit të partive politike dhe fushatës zgjedhore, janë dy elementë që duhet t’i bëjë Kuvendi i ri, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

PS ka shprehur dhe e sërish rishpreh dhe sot vullnetin e saj të qartë për të kontribuuar në zgjedhje me standarde dhe proces zgjedhor me konsensus me aktorët e tjerë politikë. Për të mundësuar gjithpërfshirje, na u desh të rezervonim një vend për opozitën jashtëparalamentare në Këshillin Politik.

Reforma është një hap i rëndëishmë për të garantuar zgjedhjet e 25 prillit. Sot në shprehim angazhimin në përpjekjet tona për të modernizuar procesin. Të rritet transparenca e financimit të partive politike, 4 vite para zgjedhjeve, dhe transparenca e plotë e financimit të fushatës zgjedhore.

Dua të theksoj rendësinë e dy elemetëve që duhet të jenë domosdosmërisht pjesë e reformës së ardhshme, sapo të formohet Kuvendi i ri, pas zgjedhjeve.

1- Angazhimi i shprehur për të depolitizuar komisionet zgjedhore. Jemi rast unik në botë. Ky hap është kërkuar vazhdimisht nga ekpsertët. Me Reformën aktuale ne dështuam.
2- Transparenca e plotë financiare e fushatës zgjedhore të çdo partie dhe çdo kandiati. Rregullat e rrepta na kanë dhënë një bazë të fortë për grantimin e zgjedhjeve.

Ne, partitë politike do tia dalim të garantojmë zgjedhje me standarde më të lërta, shumë pranë standardeve më të mira demokratike. Pjesa tjetër e rekomandimeve të ODIHR, do ti adresojmë në Kuvendin e ri që do dali pas këtyre zgjedhjeve.

Dua të rishpreh kërkesën dhe apelin që ne të bëjmë të pamundurën që të garantojmë votën e emigrantëve. Jemi ende në kohë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll