Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla del kundër protestës: Nuk e di kujt i shërbejnë, por jo shqiptarëve! Të gjithë e dimë se kush po e nxit dhe kush e do zjarrin

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për protestën e sotme, ku mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën para Kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimit të karburantit dhe produkteve të tjera.

Ai shprehet se këto protesta nuk i shërbejnë shqiptarëve, por të gjithë e dimë se kush po i nxit dhe kush e do zjarrin. Sipas tij, kush e do realisht Shqipërinë sot, nuk përdoret për non-gratat që nuk e kanë dashur kurrë Shqipërinë.

“PROTESTA NË KOHË LUFTE?! NUK E DI KUJT I SHËRBEJNË, POR JO SHQIPTARËVE DHE TË GJITHË E DIMË SE KUSH PO I NXIT DHE KUSH E DO ZJARRIN. KUSH E HEDH GURIN DHE KUSH NUK HEZITON TË FSHEHË DORËN. KUSH E DO REALISHT SHQIPËRINË SOT, NUK PËRDORET NGA NONGRATAT KUDO QË NUK E KANË DASHUR KURRË SHQIPËRINË”, shkruan Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll