Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Taulant Balla bën deklaratën e fortë: Nëse dosjes së privatizimit të klubit “Partizani” i shkohet deri në fund, Sali Berisha shkon në burg

Shkruar nga Newsbomb
Berisha - Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist Taulant Ball aka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Përballë” në RTSH, ku u shpreh se Sali Berisha do të shkojë në burg nëse dosjes së privatizimit të klubit “Partizani” i shkohet deri në fund.

Ai tha se njerëzit duhet të besojnë te drejtësia e re, që sipas tij do të çojë pas hekurave ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ka mjaft çështje nga prokuroria speciale antikorrupsion SPAK, ka akuza të ngritura dhe procedime në gjyqësor të më shumë se 60 rasteve të cilat unë shpresoj që të ecin përpara. Ka kallëzime të reja dhe regjistrime procedimesh penale të reja për akte të rënda korruptive dhe jam personi që kam bërë kallëzim për rastin e klubit sportiv Partizani, privatizimin e tij në mënyrë krejt të paligjshme.

Këto janë çështje të cilat unë besoj reforma në drejtësi ka prodhuar një institucion të besueshëm sikurse SPAK. Nëse dosjes penale të privatizimit të sport klub Partizanit do t’i shkohet deri në fund Sali Berisha shkon në burg. A donit një rast? Unë nuk I njoh dosjet e tjera po atë e njoh shumë mirë sepse jam vet personi që e kam ndjekur këtu e 10 vite.

Sikurse rrallë ndodh në Shqipëri por unë nuk jam tërhequr nuk jam dorëzuar dhe kam vendosur që atë që kam thënë dhe nuk e kam bërë për politikë por e kam thënë me bindje se njerëzit duhet të besojnë tek drejtësia dhe sot me drejtësinë e re besoj se ajo çështje do të shkojë deri në fund”, tha Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll