Hapësire reklamuese

OpEd

Tatuazhi në dorën e Pavllo Mihalit

Shkruar nga Newsbomb
Në Shqipëri drejtësia jepet aty ku babait, nënës i mohohet fjala për të shprehur dhimbjen për djalin e vrarë, por vetëm tu pergjigjet pyetjeve qesharake të prokurorit se si morën dijeni për vrasjen e tij. Si mund të bësh një pyetje të tillë dhe mos të presësh reagimin njerëzor të një nëne e aq më keq të ndërpresësh klithmën e saj për drejtësi?

Ne fund pasi gjyqi u mbyll,pavarësisht mosdhënies së drejtësisë në kohë, pavarësisht afateve të tejzgjatura se kur do të bëhet seanca e ardhshme sepse qeveria e ka parashikuar pushim javën tjetër dhe atë pas tjetrës, pavarësisht dhimbjes, pavarësisht ndërprerjes së fjalës, pavarësisht se salla ndryshohet sa herë nuk punon kompjuteri i sekretarisë,pavarësisht se duhet tu përgjigjesh pyetjeve qesharake procedurale, tatuazhi me emrin Marvi ne te 5 gishtat e dores se djathte te Pavllo Mihalit me ngjasoi me çekanin e drejtesise i cili mungon ne çdo sallë gjyqi, edhe si send.

Sondazh

Poll