Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Tatuazhi identifikon trafikantin shqiptar, Interpol arreston “Guccin” në Kolumbi: Më famëkeqi në tregun e drogës (PAMJET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoria e Interpolit në Kolumbi ka arrestuar shqiptarin Deniz Klironami, i cili në vend njihej dhe me nofkën “Gucci”. Policia e konsideron atë si tregtarin më famëkeq të drogës dhe njeriun më të kërkuar në Evropë, ndërsa thotë se është nga Kosova.

“Gucci, i dyshuar si trafikant droge me kombësi shqiptare, një nga më të kërkuarit në atë vend dhe Evropë, kërkohej nga njoftimi i kuq i Interpolit ”, detajoi kolonelja Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

Megjithatë, Deniz Kliromani është në kërkim dhe nga Policia shqiptare, i dënuar nga gjykata me 6 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Vendbanimi në shpalljen e Policisë thuhet se është Durrësi.

Njoftimi i Policise shqiptare per shpalljen ne kerkim te D.Kliromanit

Një grup i posaçëm hetuesish nisi ndjekjen, por sa herë i afroheshin gjurmëve të “Guccit”, ai zhdukej sepse “çdo muaj ndryshon vendbanimin. Ka qenë kështu për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla”, është shprehur një hetues i Drejtorisë së Hetimit dhe Interpol për Kolumbinë.

Për një javë, Deniz Kliromani raportohet se nuk ka dalë as në dritare, derisa më në fund hetuesit arritën të fiksonin dhe një tatuazh në krahun e majtë duke bërë që ai të identifikohej dhe menjëherë hetuesit të nisnin operacionin e arrestimit.

Por kur u kap sipas hetuesit të Dijin, ai u tha policëve “se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, ku tha të paguajnë çdo shumë parash që të mos e ekstradojnë”.

Kolonelja Salazar shpjegoi se “alias ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për krimet e shoqërimit kriminal, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, përdorimit dhe armëmbajtje pa leje.”

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.

Më shumë




spot_img






spot_img