Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Tatimet njoftim të rëndësishëm për bizneset e vogla: KUJDES ku shtypni gabim kasën fiskale!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tërheq vëmendjen e të gjithë tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë që të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim.

albsig

spring

Drejtoria e Riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitetit të aktivitetit të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale.

Administrata Tatimore, bën me dije se është detyrim i tatimpaguesve që të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ku subjekti ushtron aktivitetin, sipas procesverbalit përkatës.

Çdo mosraportim i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpaguesit, sjell ndryshim nga ana e administratës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjësisë tatimore nga ajo ekzistuese në përgjegjësi tatimore “Biznes i vogël me TVSH”.

Administrata Tatimore, mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrat tatimore që atyre iu lindin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img