Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Tatimet: Edhe 2 ditë kohë, 30 qershori, afati i fundit i fiskalizimit!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Administrata Tatimore: Realizohet me sukses fiskalizimi 100% i biznesit të madh dhe biznesit të vogël pa TVSH

Vetëm 2 ditë nga afati përfundimtar për fiskalizimin e biznesit të vogël pa TVSH, Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit të fiskalizohen, brenda 30 qershorit, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi.

albsig

“30 qershori është afati i fundit për fiskalizimin! Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të aplikojnë fillimisht për marrjen e certifikatës elektronike, dokument elektronik i lëshuar nga AKSHI, përmes shërbimit digjital “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691)”, i cili udhëzon për hapat, që duhen ndjekur, për aplikim të suksesshëm”, sqaron zyrtarisht Administrata Tatimore.

Sipas DPT-së, tatimpaguesit kanë mundësi për të fiskalizuar faturat e tyre, përmes përdorimit të platformës së Administratës Tatimore, Self-Care ose implementimit të një zgjidhje softuerike.

“Subjektet, që lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë, sipas nenit 22 të ligjit të Fiskalizimit mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e Fiskalizimit duke përdorur platformën Self-Care pa pagesë, nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1)            Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar;

2)            Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël;

3)            Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;

4)            Kanë statusin ligjor “Person Fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”.

Në rast të mospërmbushjes së një prej kritereve të mësipërme, tatimpaguesi duhet të zbatojë procedurën e fiskalizimit me anë të zgjidhjeve softuerike të certifikuara, sipas rregullave të përgjithshme të përcaktuara në ligjin nr. 87/2019.

Kompanitë e certifikuara nga AKSHI dhe DPT (https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1652/njoftim-per-pajisjet-fiskale-aktuale-te-certifikuara )

Sa i takon ecurisë së fiskalizimit në shifra konkrete për periudhën nga 1 janari 2021 deri më 27 qershor 2022, zyrtarisht raportohet se është realizuar me sukses fiskalizimi në masën 100% për biznesin e madh dhe të vogël me TVSH.

“Nga 1 janari 2021 – 27 qershor 2022, janë pajisur me certifikatë fiskalizimi rreth 108 mijë tatimpagues, ndërsa mbi 4500 tatimpagues të biznesit të vogël pa TVSH kanë aplikuar për t’u pajisur me certifikatën elektronike të fiskalizimit. Në total, referuar të njëjtës periudhë, janë lëshuar 407,353,527 fatura të fiskalizuara. Ndërsa pritet fiskalizimi i rreth 10% tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, duke përjashtuar këtu tatimpaguesit, që nuk ushtrojnë aktivitet, e megjithatë nuk mund të kalojnë në status pasiv, për shkak të detyrimeve të papaguara, etj”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img