Hapësire reklamuese

Aktualitet

Task Forca paralajmëron transportin interurban: Sezoni veror po afron, do të ndëshkoheni rëndë për këto shkelje

Shkruar nga Newsbomb
Task Forca paralajmëron transportin interurban: Sezoni veror po afron, do

Në nisje të sezonit veror, Task Forca e Transportit Rrugor iu ka bërë thirrje operatorëve të transportit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një postimi në Facebook, Task Forca njofton se kushdo që do të thyejë rregullat do të gjobitet. Mes të tjerash, Task Forca paralajmëron ndëshkime të ashpra për tejkalimin e shpejtësisë dhe ndalimin për marrjen e pasagjerëve jashtë vendeve të lejuara.

Postimi i plotë:

Task Forca e Transportit Rrugor është angazhuar maksimalisht mbi mbarëvajtjen e transportit të udhëtarëve këtë periudhë të ngrohjes së motit   e cila përkon me nisjen e sezonit veror.

Ndjejmë detyrimin për t’i bërë thirrje të gjithë operatorëve të transportit të kenë kujdes në lidhje me qarkullimin rrugor dhe me respektimin e sinjalistikave.

Marrja dhe zbritja e udhëtarëve jashtë vendeve të lejuara do të ndëshkohet rëndë me masa administrative nga Inspektorët e terrenit. Respektimi i shpejtësisë është detyrim!

Ju lutemi, KUJDES!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll