Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Task-Forca në Gjirokastër: Në 12 orë, një i arrestuar, 11 leje të pezulluara, 21 shoferë të ndëshkuar

Lajme të ngjashëm

Task-Forca  e Policisë Rrugore  në bashkëpunim me Policinë Rrugore Gjirokastër, mbështetur nga Patrullat e Përgjithshme të Policisë Gjirokastër,  gjatë 12 orëve  të fundit ka vepruar në Gjirokastër.

 Si rezultat gjatë 12 orëve të fundit në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër:

– U arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

– U pezulluan 11 leje drejtimi, konkretisht:

8 leje  drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar.

3 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager.

– 21 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH-Gjirokastër.

– U vendosën 10 masa administrative për mos përdorim të sistemeve të fiksimit( kryesisht  rripi i  sigurimit), si dhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

– U bllokuan 4 mjete për mungesë dokumentacioni.

Edhe në Gjirokastër  u bë pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë.

Policia bën me dije se u këshilluan shumë  drejtues mjetesh për të shtuar  kujdesin gjatë drejtimit të mjetit për shkak dhe të motit të keq me reshje shiu.


Më shumë