Hapësire reklamuese

Aktualitet

Task-Forca Antikorrupsion, Gjonaj bën bilancin e javës: Ndëshkohet drejtori i mjedisit në Durrës, vërejtje për punonjësit

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka raportuar bilancin e aksionit Task-Forca Antikorrupsion.

Gjatë javës së kaluar Gjonaj bëri me dije se janë ushtruar kontrolle në drejtorinë rajonale të Mjedisit në Durrës, ku janë konstatuar shkelje. Për këtë arsye është pezulluar nga e drejta e ngritjes në detyrë për drejtorin e agjensisë, si dhe janë bërë vërejtje për specialistët.

Po ashtu në policinë e shtetit janë referuar 19 vepra penale dhe janë proceduar 27 punonjës.

Pjesë nga fjala e Gjonajt:

Task Forca antikorrupsion ka vijuar kontrollet gjatë javës së kaluar në institucionet e  administratës publike. Pas një denoncimi të kryer në platformën e bashkëqeverisjes Task-forca ka kryer një kontroll të detajuar në drejtorinë rajonale të mjedisit Durrës lidhur me disa çështje si lejet e mjedisit, monitorimin e gjendjes së mjedisit, parimin e përgjegjësisë mjedisore.

Nga kontrolli janë evidentuar shkelje si. Mos adminstrim i praktikave me pushetin vendor duke i kthyer shpesh në leje formale. Mos kryerjen e verifikimeve në terren për mospërputhje me dokumenacion, mungesën e stadartizimit, mos kryerjen e matjes së zhurmave nga laboratorë të akredituar. Janë rekomanduar 9 masa disiplonore: pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë si dhe rritjes së pagës për 2 vjet për drejtorin e agjensisë rajonale të mjedisit në Durrës. Vërejtje për drejroin e  komanduar si dhe 7 vërejte për specialistët.

Kontrolle periodike vazhdojnë edhe në burgje. Janë referuar materiaalet në prokurorinë e Krujës për veprën penale falsifikim dokumentash për 3 punonjës.

Nga strukturat kundër korrupsionit në policinë e shtetit janë referuar 19 vepra penale, duke proceduar penalisht 27 autorë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll