Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Tashmë ka tre njerëz me pasuri mbi 100 miliard dollarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bernard Arnault, njeriu më i pasur në Europë i është bashkuar tashmë Jeff Bezos dhe Bill Gates në klubin më ekskluziv të njerëzve me mbi 100 miliard dollarë pasuri.

Arnault, pronar i LVMH, e kaloi 100 miliardshin të martën kur aksionet e kompanisë u rritën në vlerën rekord me 2.9%. Vetëm gjatë vitit të fundit pasuria e pronarit të Moët Hennessy – Louis Vuitton u rrit me 32 miliard dollarë.

Multimiliarderët e Francës zënë një vend të konsiderueshëm në listën e personave më të pasur në botë. Francois Pinault i Kering SA, trashëgimtarja e L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers panë një pasuri prej më shumë se 50 miliard dollarë. Në këtë listë janë edhe vëllezërit e parfumit Chanel, Gerard dhe Alain Wertheimer, pasuria e të cilëve u rrit me 9.8 miliard dollarë këtë javë.

Por pasuria e Arnault, që tashmë shkon në 100.4 miliard dollarë, e rendit atë ndër 3 njerëzit më të pasur në botë. Pasuria e tij tashmë është sa 3% e ekonomisë së Francës.

Më shumë


spot_img









spot_img