Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet për projektligjin për funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror.
Gjatë fjalës së tij ministri foli për problematikat e ligjit të vjetër, teksa tha se pa një shërbim përmbarimor efektiv nuk mund të ketë një mirëfunksionim të drejtësisë. Manja u shpreh se momentalisht janë 55 mijë dosje që ende nuk janë ekzekutuar.
“E para edhe sot nuk është kompletuar me një pjesë e akteve nënligjore që duhet të kishin dalë. Dhe palët fajësojnë njëri tjetrin. Dhoma ministrinë dhe ne kemi pretendimin që nuk kemi gjetur gjuhën e bashkëpunimit. Është një shërbim i organizuar dhe vetërregulluar por sigursht ministria e Dejtësisë ka detyrimin për kontroll sipas përcaktimeve ligjore. Në fund 2022 kemi dakortësuar një axhendë të qartë me ta dhe shumë shpejt ministria e dejtësisë do të përmbushë detyrimet e saj për nxjerrjen e akteve nënligjre që të testojmë që ka qenë mungesë e akteve që ka penguar veprimtarinë e këtij shërbimi apo problematika të tjera që ne konstatojmë.
Kam ngritur një grup të përbashkët pune për të adresuar problematikat që nga aspekti ligjor dhe veprimtaritë që kemi hasur në praktikë. Do të vijmë dhe me një paketë ndryshimesh te ligji me baza përmbarimore private. Gjithsesi në momentin që grupi i punës do të ketë një produkt do të vijmë në komision.
Është një problematikë që kemi shkuar deri në gjykatë të lartë dhe ka të bëjë me tarifat. Mosmiratimin e tarifave primare dhe të ardhurave dytësore. Unë nuk e kam miratuar udhëzimin që ka të bëjë me tarifat. Është detyrim që buron nga ligji mes dy ministrive. Po pse? Në 2017 qeveria teknike e asaj kohe miratoi një udhëzim të ri duke i rritur këto tarifa me 30%. Në 2018 u shfuqizua udhëzimi dhe dy ministrat e kohës miratojnë një udhëzim të ri me tarifat përmbarimore që i kthenin në nivelin e pranueshëm. Dhoma kombëtare e coi këtë udhëzim në shkallët e gjyqsorit. E humbi në shkallë të parë dhe apelin dhe është në shkallën e lartë. Dhoma kombëtare e përmbarimit ishte e detyruar të zbatonte udhëzimin e 2018. Përmbaruesit privatë vazhdonin me tarifat e 2017. Një pjesë zbatonin udhëzimin e 2018. Ndërkohë gjykata e lartë me një vendim të dhjetorit 2022 përfundimisht tha se lihet në fuqi vendimi i të dy shkallëve të jgyqsorit. Kështu sot përmbaruesit privatë janë të detyruar të aplikojnë ato tarifa. Por edhe ne jemi në kushtet kur ky udhëzim është i parishikuar brenda një logjike ekonomike. Ne nuk mund të pranojmë ato që propozojnë ata që janë të papërballueshme për xhepat e qyetarëve.
Ata vazhdojnë me pretendimin se e kanë cuar në gjykatën kushtetuese, por vendimi i gjykatës së lartë e ka përfunduar këtë gjë.
A ka problematika të tjera që lidhen me kufirin e veprimtarisë përmbarimore dhe shkeljes së ligjit? Unë nuk jam këtu sot për të dhënë një përcaktim të qartë për këtë por janë raste të denoncuara prej nesh. Kemi disa raste të përmbaruesve privatë që jo vetëm i kemi propozuar për heqje license dhe i kemi cuar në prokurori. Një problem që kemi me shërbimin përmbarimor ëhstë kur hiqet licensa apo merren masa kemi problem me dorëzimin e arkivave dhe dosjeve. Edhe këtë këkrojmë ta rregullojmë me ligjin që do të sjellim. Kam një arkive të tërë me dosjet e një kompanie përmbarimore që i është hequr licensa. Ky hërbim të jeni të bindur që do të jetë në shërbim të ligjit.
Ka vullnet. Ka shërbime cilësore për qytetarët, por në 143 vetë padiskutim që ka druy të shtrembër. Por në tërësi ai shërbim i ka dhënë një frymëmarrje tregut dhe ka mundësuar ekzekutimin e titujve ekzekutivë.
Lidhur me problematikën që kanë me bankat, shoqatën e bankave dhe kjo është në diskutim.
55 mijë dosje stok që nuk janë ekzekutuar deri tani. Dhe kjo është një shifër shumë e madhe me numrin e përmbaruesve që kemi” tha Manja ndër të tjera.