Hapësire reklamuese

Politikë

Tarifa për Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Ja sa do paguajnë kuksianët

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se qytetarët e Kukësit do të paguajnë tarifë për Rrugën e Kombit, por ajo do të jetë e reduktuar dhe e papërfillshme, siç e quajti ai.

Në një intervistë për Oraneës, Gjiknuri tha se po diskutohen disa modele të tjera lidhur me taksën, e cila do të ketë një ulje drastike për kuksianët.

 “Po diskutojmë me koncesionarin e rrugës së Kombit. Kemi zgjedhur disa modele të tjera ekonomike duke marrë parasysh uljen drastike për kuksianët. Patjetër që ka shprehur vullnet dhe ne po shohim si do të funksionojë kjo skemë, kush janë kategoritë që mund të përfitojë dhe si do të administrohet, që mos kthehet në abzuim. Jemi duke negociuar dhe shumë shpejt do bëhet publike dhe me të interesuarit në Kukës do të diskutohen tarifat e reja”, theksoi ai.

Më tej Gjiknuri tha se për tarifimin e rrugës nuk është biseduar me Kosovën, por bëri me dije se shumë shpejt do ketë edhe takime me biznese të interesuara nga Kosova.

“Në të gjithë botën rrugët janë me tarifë dhe këtu nuk ka përjashtim Shqipëria. Dhe në vendet fqinje po të shkosh në Maqedoni për çdo segment do paguash. Edhe në Greqi do paguash për çdo segment. Ky segment është, pra nga tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen ska segment tjetër.Ajo që po them unë është se përjashtimet që po bëjnë janë për popullin kuksian. Nuk po i bëjmë për gjithë përdoruesit.  Sepse këtë risk duhet ta marrë shteti”, u shpreh ministri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.