Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Tarifa 100% doganore e qeverisë së Kosovës, efektet që i ka sjellë Serbisë dhe Bosnjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria e Kosovës, ndërmori vendim që të vendoste tarifë 100% ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake.

Vendimi u mor nga kryeministri Haradinaj  më 21 nëntor 2018 dhe është ende në fuqi.

Dogana e Kosovës sipas statistikave ka treguar se masa që ka aplikuar Prishtina zyrtare nga 21 nëntori i 2018-tës, kanë bërë që në këtë gjashtëmujor të parë, importet nga Serbia të binin me 98% nga viti në vit.

Kështu që rritja e tarifës doganore të produkteve serbe dhe boshnjake nga 10% në 100%, ka ulur maksimalisht eksportet e këtyre produkteve.

Sipas të dhënave zyrtare, Beogradi eksportonte në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 2018, 211 milionë euro mallra, ndërsa një vit më pas ka eksportuar vetëm 3.3 milionë euro.

Qeveria e Kosovës është shprehur e vendosur që tarifat ndaj dy fqinjëve ballkanikë të mbeten në fuqi për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja kundërshtojnë pavarësinë dhe aspiratat e saj integruese.

Serbia ka deklaruar se pa heqjen e barrierave doganore nga Kosova, nuk do të ketë dialog, ndërsa ka kërcënuar me reciprocitet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img