Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Targat e Provës, DPSHTRR: Nga 1 shkurti me regjistër të veçantë dhe në sistem

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga 1 shkurti, targat e Provës do të jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem.

albsig

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se ka marrë të gjitha masat që aplikimi dhe ndjekja e procedurës të bëhet në mënyrë të shpejtë dhe të saktë me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit.

“Siç kishim premtuar nga 1.2.2019 TARGAT e PROVËS do jepen me procedurë të re! Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)! DPSHTRR do rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ndryshimi sipas DPSHTRR, lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. “Tarifat krejt ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime”, thotë Drejtoria e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img