Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë dy vendime lehtësimi për targat e makinave.
DPSHTRR ka vendosur që automjetet koleksionuese pa targa të pajisen me targë të përkohshme kur duhet të lëvizin për një panair, ekspozitë apo kur i duhet të marrë pjesë në një aktivitet tjetër.
Një lehtësim tjetër vjen për automjetet të cilat e kanë targën e dëmtuar. Çdo drejtues mund të pajiset tashmë me të njëjtën targë duke kthyer të vjetrën pa kthyer dokumentacionin në tërësi.
Njoftimi i DPSHTRR:
Keni automjet koleksioni (pa targa) dhe nuk dini si të organizoheni për një panair, ekspozitë apo aktivitet kolektiv, karvan historik apo parada, xhiro panoramike, itenerare turistike e pjesmarrje si i ftuar në një event? E zgjidhim me targën e përkohshme! (Mjeti do paiset me TPL dhe Fletëudhëtimi si edhe do kryejë verifikim teknik. Targat PRK duhet të kthehen pas përdorimit! DPSHTRR po punon për rregjistrin e mjeteve historike, me vlera koleksioni e riprodhimet.)
Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do ju paisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndrron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! JO stres! JO angarira dublikatesh. Kursim kohe e lekësh! (Praktika e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!)