Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
29 °
Enj
25 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Tare-Pojani, sherri në facebook nga vjedhje fondesh tek “shihemi në gjyq”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Auron Tare, ish drejtor i Butrintit, sot kryetar i Agjencisë për Bregdetin, është përfshirë në një polemikë në rrjetin social facebook, me Iris Pojanin, anëtare e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë në Ministrinë e Kulturës. Polemika, e cila ka filluar nga një intervistë e zonjës Pojani për kalimin e dy linjave të tensionit të lartë Shqipëri-Kosovë mbi vendbanimin mesjetar të Komanit, për të cilën arkeologia është pro, ka “degjeneruar” deri në akuza për vjedhje fondesh, e përgjigje për ndjekje në rrugë ligjore të akuzave.

“Zonja Pojani ishte drejtoreshë e Trashëgimnisë Kombëtare në kohën e Ministrit Pango. Kohë kur trashëgimnia u dëmtua shumë seriozisht dhe ku fondet publike janë shpenzuar pa destinacione të qarta. Ende sot nuk dihet ku shkuan këto fonde. Zonja Pojani ishte edhe pro hapjes së rrugës në Butrint, rrugë e cila shkatërroi përfundimisht peizazhin historik të kësaj qendre të Pasurisë Botërore…Mos harrojmë se zonja në fjalë ka qenë edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Restaurimeve, këshill i cili aprovoi ndërtimin e hotelit në Kalanë e Lezhës etj” shkruan Tare në profilin personal të Ministres Kumbaro.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Iris Pojanit pas këtyre akuzave.

“Më duhet të sqarohem pak me këtë funksionarin public, se më është qepur me bukë në trastë prej një dekade. Nuk është hera e parë që nëpër blogje dhe në vetë Forumin e Trashëgimnisë  qarkullon këto informacione Auron. Kuptohet të qëllimshme, se do të denigrosh figurën time. Kam qenë dy herë drejtoreshë e TK, të dy herët shumë shkurt…Madje kam qenë edhe drejtoresha jote në kohën kur z.Rama ishte ministër kulture e kam hapur këtë drejtori. Herën e dytë kam drejtuar në kohën e ministrit Pango…Llafet janë të tepërta, veprat mbeten. Sa për këto akuzat halucinante për fonde etj etj, kësaj radhe takohemi aty ku duhet dhe I zgjidhim përfundimisht apo jo?” shkruan Pojani.

Debati mes arkeologëve, njerëzve të trashegimnisë dhe ministres për kalimin e dy linjave të tensionit të lartë mbi vendbanimin mesjetar të Komanit, vazhdon akoma. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img