Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Tapeti i stadiumit “Qemal Stafa”, gati për ndeshje në dy javë

Lajme të ngjashëm

Shtrimi i tapetit të stadiumit “Qemal Stafa” po ecën në mënyrë optimale dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë gati për të pritur më 9 shkurt ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Moti i keq ka ndikuar që tapeti të vendoset me disa ditë vonesë, por tashmë punëtorët e stadiumit po punojnë me ritme të shpejta. Deri të dielën është shtruar thuajse 50% e tapetit, por duket se koha e keqe ka penguar sërish punëtorët për të kryer normalisht procesin.

Sidoqoftë, nisja e punimeve është një shenjë e mirë që skuadrat e kryeqytetit (Partizani, Tirana dhe Dinamo) nuk do vuajnë për shumë ditë. Duke qenë se “Qemal Stafa” nuk është gati, klubi bardheblu e zhvendosi ndeshjen me Apoloninë në Durrës.


Më shumë