Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Tapë” në timon, arrestohen dy shoferë në Sarandë, 37 vjeçarit i gjendet thikë në automjet

Shkruar nga Newsbomb
“Tapë” në timon, arrestohen dy shoferë në

Dy persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Bëhet me diej se në pranga kanë rënë shtetasit: Ermir Shabaj 37 vjeç, banues në Tiranë dhe -Sh. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilët janë konsttuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Gjatë kontrrollit 37 vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).

-Sh. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, duke transportuar me automjetin e tij, 3 emigrantë të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu