Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tani një këngëtar i suksesshëm, ja cila ka qenë puna e parë e Albanit që s’do ta kishim marrë me mend kurrë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Alban Skënderaj është një nga artistët të cilët prej vitesh ka ditur me stilin e tij unik të fitojë zemrat e fansave.

Një artist i shkëlqyer, një baba shembullor dhe një bashkëshort perfekt, ky është Albani i cili përpiqet që jetën e tij private ta mbajë sa më shumë larg mediave dhe portaleve.

Mirëpo, kur vjen puna te “gazetarët” e vegjël, Albani nuk kursehet aspak dhe është gati ti përgjigjet të gjitha pyetjeve që ata kanë përgatitur në mendjen e tyre të vogël.

Përballë fëmijëve ai ka zbuluar shumë detaje rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka treguar se puna e parë që ka bërë nuk ka pasur lidhje me muzikën fare.

“Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shishnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje.

Më vonë pastaj, kam bërë edhe shumë punë të tjera. Por asokohe të gjithë kështu bënin.

Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës – të dyja së bashku”, u shpreh këngëtar në “Kurthin e Piter Pan”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img