Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

“Tani është koha”, ky shtet heq pothuajse të gjithë masat kufizuese të Covid-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

Norvegjia ka hequr pothuajse të gjitha masat kufizuese të Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Jonas Gahr Store në një konferencë për shtyp mëngjesin e sotëm.

“Kjo është dita që kemi pritur. Tani është koha. Ne po heqim pothuajse të gjitha masat” njoftoi ai.

Vendimi i Norvegjisë për të hequr kufizimet vjen katër ditë pasi Suedia hoqi kufizimet e saj të mërkurën dhe dymbëdhjetë ditë pasi Danimarka i hoqi kufizimet më 1 shkurt.

“Ne mund të lehtësojmë kufizimet sepse Omicron nuk shkakton sëmundje aq serioze sa variantet e mëparshme. Edhe pse shkalla e infeksionit po rritet, përqindja e atyre që përfundojnë në spital është e ulët. Ne jemi të mbrojtur mirë me vaksinën”, tha ai.

Masat:

Rregulli i një metër distancë është hequr

Shfuqizimi i detyrimit për të mbajtur maska ​​​​është hequr

Vetëm të rriturit me simptoma tani këshillohen që të testohen për Covid-19

Kërkesa për t’u izoluar është ulur në një rekomandim që të rriturit e infektuar të qëndrojnë në shtëpi për katër ditë.

Fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollës duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse sëmuren, por mund të kthehen pas një dite pa temperature.

Të gjitha kërkesat e mbetura për të treguar një test negativ pas mbërritjes në kufirin norvegjez janë hequr.

Më shumë




spot_img








spot_img